PrimoFlex Home - Shijo Rehatinë
POLITIKA E PRIVATËSISË
POLITIKA E PRIVATËSISË
PRIMOFLEX HOME SH.P.K.
PrimoFlex Home SH.P.K. (këtu e tutje “Ofruesi i Shërbimit të Faqes”, “Ne”), zotohet t’i përmbahet rregullave dhe parimeve të përcaktuara në këtë Politikë të Privatësisë, e cila është në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082, datë 25.02.2019 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” (të ndryshuar).
Faqja i jep rëndësinë e duhur privatësisë së individëve dhe mbrojtjes së të dhënave personale. Politika e Privatësisë është zhvilluar për të përcaktuar qëllimet, termat dhe kushtet e përpunimit të të dhënave personale dhe të drejtat që kanë të bëjnë me to. Ne e konsiderojmë konfidencialitetin dhe mbrojtjen e të dhënave personale si thelbësore dhe zotohemi për ligjshmërinë e përpunimit të tyre.
Kjo Politikë e Privatësisë përshkruan se si informacioni juaj personal mblidhet, përdoret dhe ndahet kur vizitoni www.primoflexhome.com.
KUSHTET DHE PËRKUJFIZIMET
Të dhënat personale – çdo informacion që i përket një personi fizik të identifikuar ose të identifikueshëm (subjekti i të dhënave).
Përpunimi – çdo operacion mbi të dhëna personale: regjistrim, ruajtje, përdorim, shpërndarje, fshirje etj.
Kontrolluesi – PrimoFlex Home SH.P.K., që përcakton qëllimet dhe mënyrat e përpunimit.
Përpunuesi – çdo person fizik ose juridik që përpunon të dhëna personale në emër të PrimoFlex Home.
Shkelja e të dhënave – qasje ose publikim i paautorizuar, humbje apo shkatërrim i të dhënave personale.
Subjekti i të dhënave – çdo person fizik të dhënat personale të të cilit përpunohen.
PARIMET
Kur përpunojmë të dhëna personale, PrimoFlex Home SH.P.K. i përmbahet parimeve:
- Ligjshmëri, drejtësi dhe transparencë – përpunimi bëhet në mënyrë të ligjshme dhe të qartë.
- Kufizim qëllimi – të dhënat mblidhen vetëm për qëllime të përcaktuara dhe nuk përpunohen jashtë tyre.
- Minimizim të dhënash – mblidhen vetëm ato të dhëna që janë të nevojshme.
- Saktësi – të dhënat duhet të jenë të sakta dhe të përditësuara.
- Kufizim ruajtjeje – ruajtja bëhet vetëm për aq kohë sa është e nevojshme.
- Integritet dhe konfidencialitet – mbrojtje nga qasja e paautorizuar, humbja ose dëmtimi.
SIGURIA E PËRPUNIMIT
PrimoFlex Home zbaton masa organizative dhe teknike për të mbrojtur të dhënat personale. Përpunuesit e angazhuar janë të detyruar me marrëveshje konfidencialiteti dhe ligjet e Kosovës. Në rast shkeljeje të të dhënave, subjektet e të dhënave do të njoftohen menjëherë.
QËLLIMI I PËRPUNIMIT
Të dhënat personale përpunohen për:
- Procesimin e porosive dhe dorëzimin e produkteve (dyshekë, jastëkë, tekstil shtëpiak).
- Lëshimin e faturave dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore.
- Përmirësimin e funksionimit të faqes dhe parandalimin e mashtrimeve (p.sh., përmes adresës IP).
- Marrëveshje konfidencialiteti dhe marrëdhënie kontraktuale me klientët.
TË DREJTAT E SUBJEKTIT TË TË DHËNAVE
Subjektet kanë të drejtë të:
- Kërkojnë qasje dhe kopje të të dhënave të tyre personale.
- Korrigjojnë, fshijnë ose kufizojnë përpunimin e tyre.
- Parashtrojnë ankesë te Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Kosovë.
LLOJI I TË DHËNAVE TË MBLEDHURA
Faqja mbledh:
- Emër dhe mbiemër
- Adresë email
- Numër telefoni
- Adresë postare për dërgesë
- Të dhëna pagese (kartë krediti/debiti ose metoda tjera të autorizuara)
RUAJTJA E TË DHËNAVE
Të dhënat personale ruhen vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për përmbushjen e shërbimit, përveç rasteve kur kërkohet nga ligji periudhë më e gjatë ruajtjeje. Pas kësaj periudhe, të dhënat fshihen ose shkatërrohen në mënyrë të sigurt.
NDRYSHIMET NË POLITIKËN E PRIVATËSISË
PrimoFlex Home e përditëson këtë politikë herë pas here për të reflektuar ndryshimet ligjore, teknologjike ose operacionale. Versioni më i fundit është gjithmonë i disponueshëm në faqen zyrtare.
KONTAKTI
PrimoFlex Home SH.P.K.
Rr. “Fatmir Ukaj”, Pejë – Kosovë
Tel: +383 49 50 19 19
Email: info@primoflexhome.com
Web: www.primoflexhome.com